Kompania e njohur për modifikim të automjeteve, Carlex Design, para dy vjetësh pati prezantuar paketën speciale “Yachting” për X-Classën e Mercedesit, ndërsa tani ka sjell paketë të ngjashme edhe për versionin legjendar, G-Class.
Kjo kompani polake, për eksterierin e këtij Mercedes-AMG G63 të modifikuar (frymëzuar nga jahtet luksoze) ka zgjedhur dy ngjyra, po ashtu çatia dhe pjesa e poshtme është me ngjyrë të njëjtë, mbishkrimin “Carlex” në mbështetësit e kokës, maskën e përparme me logon “Carlex”, set të ri të rrotave 22-inçësh dhe mbështjellësin special për gomën rezervë, transmeton KOHA.
{gallery}
Ndërsa për enterierin ka zgjedhur lëkurë më të mirë, disa pjesë nga druri si dhe timonin me kombinim lëkurë/dru.
Sa i përket motorit, ky AMG G63 në edicion Yachting vazhdon të ketë motorin e njëjtë, 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 585 kuajfuqi, me të cilin shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,7 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 240 km/h.