Auto

Automjetin më të lirë elektrik e prodhojnë kinezët, kushton rreth një mijë euro

 

Automjeti më i lirë elektrik në botë kushton 930 dhe 1.200 dollarë, pak më shumë se 1000 euro, dhe ai mund të porositet përmes “Alibaba”-s. Ky është automobili elektrik prodhim kinez, më i liri në botë, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.

Këtë automjet e kishte blerë përmes internetit gazetari amerikan i portalit amerikan “Jalopnik” dhe, sipas mendimit të tij, automjeti “Changli” është plotësisht funksional dhe ofron më shumë seç pritet prej tij.