Auto

Kështu mund të duket Volkswagen ID.5

Foto: InsideEVs

Volkswageni, pas lansimit në treg të modeleve ID.3 dhe ID.4 të cilat duken të ngjashme sa i përket madhësisë, ofertën e vet do ta zgjerojë edhe në segmente tjera.

Modeli i ardhshëm do të jetë koncepti ID Space Vizzion në version serik i cili do të quhet ID.5.

ID.5, fillimisht do të shfaqet në version karavan dhe më vonë edhe në version Sedan, transmeton Koha.net. Këtë informacion e ka zbuluar “InsideEVs”, i cili thotë se ky model i ri do të jetë “alternativa e gjelbër” e modelit Passat dhe Arteon. Po ashtu, ka publikuar edhe disa fotografi të cilat zbulojnë pamjen e mundshme të Volkswagen ID.5.

Sa i përket enterierit, thuhet se do të ketë hapësirë mjaftueshëm të gjerë, madje më të gjerë se atë të modelit luksoz Phaeton.

Image
Foto: InsideEVs

Në anën tjetër, Volkswageni deri më tani nuk ka zbuluar asnjë informacion zyrtar në lidhje me modelin ID.5, por pritet që të shfaqet në dy versione.

Natyrisht, Volkswagen ID.5 dihet se do të përdorë platformën MEB, e cila është e dedikuar për automjetet elektrike. Po ashtu, këtë platformë e kanë edhe modelet ID.3 dhe ID.4.

Në treg, fillimisht pritet të shfaqet Volkswagen ID.5 në version karavan ndërsa një vit më vonë pritet edhe Sedani.