Auto

”Renault” përfiton pesë miliardë euro kredi

”Renault” përfiton pesë miliardë euro kredi

Paris, 3 qershor – Qeveria franceze ka miratuar një kredi të garantuar nga shteti prej pesë miliardë eurosh për të ndihmuar prodhuesit e makinave “Renault” që parashikon një plan të gjerë kursimi dhe shkurtime të vendeve të punës për të përballuar krizën e koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Ekonomisë.

“Ministri i Ekonomisë, Bruno le Maire do të nënshkruajë sot garancinë e kredisë prej pesë miliardë eurosh që do t’i jepet Renault”, njoftoi ministria në përfundim të një takimi me deputetë, përfaqësues të punonjësve dhe drejtues të kompanisë.