Auto

Gjenerata e dytë e Mercedes SL vjen me platformë si të AMG GT-së së re

Mercedes SL i fundit, seria R231, është prezantuar në dhjetor të vitit 2011 (i cili ndërkohë ka pësuar ridizajnim), ndërsa tani do të vijë gjenerata e tij e dytë - ka fundi i vitit 2021 si MY2022.

Modelet testuese të SL-it të ri tashmë e një kohë janë parë nëpër rrugë dhe skicat e publikuara tregojnë pamjen e mundshme të këtij modeli.

Gjithashtu, thuhet se SL i ri (R232) do të ketë të njëjtën platformë MSA në të cilën do të bazohet edhe Mercedes-AMG GT i ri, transmeton KOHA. Kjo nënkupton se këto dy modele do të ndajnë edhe pjesë tjera, duke filluar nga amortizatorët e deri të sistemi mild-hibrid.

Gjenerata e dytë e Mercedes SL do të jetë më sportive dhe më e shpejtë për dallim nga modeli aktual, si dhe me sistemin e ulëseve 2+2.

{gallery}

Për dallim nga modeli aktual, po ashtu, SL i ri do të vijë me çati klasike, me material të butë.

Në gamën e motorëve, ndër të tjera, versioni bazë SL 43 do të ketë motor 3.0-litër me 6 cilindra si dhe versioni më i fuqishëm, SL 73, do të jetë në dispozicion me sistemin hibrid – motor benzinë 4.0-litër Bi-Turbo V8 dhe me motor elektrik, dhe kapacitet në total prej rreth 800 kuajfuqi.

Kjo mund të jetë gama e motorëve të gjeneratës së dytë të Mercedes SL:

  • SL 43
  • SL 53 4MATIC+
  • SL 55 S 4MATIC+
  • SL 63 4 MATIC+
  • SL 53e 4MATIC
  • SL 73e MATIC.