Auto

Kërkesa jostabile për naftë përballet me sfidën e veturave elektrike

Kompanitë e naftës mund të përballen me pasiguri pasi pandemia e koronavirusit ka çuar në rënie enorme të kërkesës për produktet e tyre. Megjithëkëtë, prodhuesit e automobilave janë të bindur se kriza do t’iu ndihmojë drejt një të ardhmeje elektrike.

Me ekonomitë e cunguara nga izolimi me qëllim të ndalimit të shpërndarjes së virusit, rënia më e madhe e çmimeve të naftës në dy dekada ka bërë që çmimi për të mbushur një rezervuar të jetë aq i lirë, sa të shkatërrohen disa iniciativa për të kaluar në format më të pastra të qarkullimit, raporton Reuters.

Duke shikuar përpara, reduktimet në shpenzime kanë detyruar kompanitë e energjisë, rezervat e të cilave janë ngushtuar, që të shkaktojnë një ngritje të çmimit të naftës, duke i bërë veturat elektrike më atraktive në kohën kur prodhuesit po rrisin prodhimin, thonë analistët, transmeton KOHA.

“Mendojmë që kjo do të çojë në një pikë përshpejtimi drejt veturave elektrike, në shumë shtete rreth vitit 2023-24”, ka thënë Per Magnus Nusveen, partner në “Rystad Energy”, kompani konsulente në Oslo, duke folur për Reuters. “Do të shohim këtë që të nisë së gërryeri çmimin botëror të naftës në një mënyrë tejet shumë domethënëse”, ka thënë ai.

Transicioni

Sipas një analize të Reutersit, të 27 prodhuesve të veturave, në partneritet me “Constellation Research & Technology”, shumica e kompanive përpos “Teslas” së Elon Muskut dhe “BYD”-së nga Kina, janë në fazën e hershme të transicionit drejt veturave elektrike, që mund të përbëjë vetëm një fraksion të shitjeve në botë.

Me veturat me madhësi mesatare deri te ata SUV të mëdhenj me benzinë dhe kamionët që po rriten në sektorin e automobilizmit, shumë kompani po mbështeten në këta emetues të mëdhenj të gazit për performancën e tyre në të ardhmen e afërt.

Sidoqoftë, me “BAIC”-un e Kinës dhe rivalët gjermanë të “Grupit Volkswagen” e të “Daimler AG” që po ndjekin disa prej caqeve më ambicioze të dekarbonizimit, investitorët janë duke ndjekur perspektivën e një kompanie të veturave elektrike, si parashikim për të ardhmen e suksesshme.