Auto

Mercedesi nuk i sheh derivatet sintetike si zgjidhje praktike

Mercedesi nuk i sheh derivatet sintetike si zgjidhje praktike
Foto: Reuters

Kreu i hulumtimit dhe zhvillimit i Mercedes-Benz, Markus Schafer, tha për revistën Autocar se ideja e derivateve sintetike do të jetë e mirë për sektorin e aviacionit, ndërsa për makinat që të përdorin këto derivate do të duhen më shumë se 10 vjet.

Aq më shumë, Schafer beson se përdorimi i energjisë për të krijuar derivate sintetike për makina është kundër-produktive. Kërkon shpenzimin e energjisë për të krijuar energji të re, ndërsa në vend të kësaj inxhinierët thjeshtë mund të mbushin bateritë e makinave me energji.