Auto

Volkswagenit nuk i ndalen problemet, detyrohet të ndërpresë prodhimin dhe porositë për Golf 8

Volkswagenit nuk i ndalen problemet, detyrohet të ndërpresë prodhimin dhe porositë për Golf 8

Problemet me Golfin e ri nuk po ndalen. Volkswageni po detyrohet të ndërpresë porositë për bestsellerin e tij, Golf, për disa muaj. Arsyeja është problemi me ndihmësin elektronik për raste të urgjencës, eCall.

Sipas informatave nga kompania, së paku 30,000 njësi nga prodhimi më i rëndësishëm në Grupin Volkswagen ndoshta do të duhet të shkojnë në servis, transmeton Koha.net. Prodhimi i Golfit aktualisht është ndërprerë, por të gjitha njësitë e reja të këtij modeli do të mbesin në pritje.