Nga Audi A1 deri te Q8-shi, ka gjithmonë një version S, për çka njihet brendi gjerman. Megjithatë, kompania amë, Volkswagen, nuk pritet të veprojë njëjtë me linjën e vet R.
Golf R pritet të jetë modeli më i vogël i linjës R, duke përjashtuar mundësinë që Polot të ketë version të fuqishëm.
“Polo s’do të funksiononte – kur të shohim se çfarë kanë klientët në këtë linjë, ka interesim, por numri do të ishte tejet i vogël e kosto shumë e lartë”, ka shpjeguar shefi i VW R, Jost Capito, në një internistë për CarThrottle.
spekulimet se një model i fuqishëm Polo R do të vijë kanë qarkulluar që nga viti 2014 kur Volkswageni njoftoi se nuk do të ndodhë. Megjithatë, më 2017 një raport vuri në pah një model Polo R me 300 kuajfuqi në fazën e testimeve.