Auto

Prodhuesit e veturave formojnë task-forcë kundër koronavirusit

Prodhuesit e veturave formojnë task-forcë kundër koronavirusit

Prodhuesit e veturave, General Motorsi, Fordi dhe Fiati kanë formuar një task-forcë kundër koronavirusit me punëtorët në Amerikë për të ndihmuar në mbrojtjen e punonjësve dhe për të limituar shpërndarjen e virusit.

Task-forca, e cila do të fokusohet në disa hapësira, përfshirë planin e prodhimit, po udhëhiqet nga presidenti i Sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve në Automobilizëm në SHBA, Rory Gamble dhe shefat e kompanive.