Auto

Hyundai me veturë pa timon

Descriptive Text

Hyundai ka shpalosur një koncept të ri të quajtur “Prohpecy”, i cili funksionon pa timon, por kontrollohet nga dorezat si alternativë.

Prodhuesi korean i veturave e shpalosi konceptin luksoz pasi paraqitja në “Geneva Motor Show” dështoi sepse panairi s’u mbajt për shkak të koronavirusit.

Vetura vjen me eksterier të lakuar, ndërsa nga brenda kompania thotë se i ofrohet shoferit liri më e madhe.

Nuk është konfirmuar as çmimi, as koha e lansimit e as ku do të shitet. Megjithatë kompania ka thënë se kjo do të bëhet në pak vjet.

Pika kyçe e modelit elektrik dhe autonom është “të krijojë lidhje emocionale mes njerëzve dhe veturave”, ka thënë kompania.

{gallery}