Auto

Porsche zbulon modelin më të shpejtë, 911 Turbo S

Porsche gjatë mbrëmjes së djeshme ka zbuluar modelin 911 Turbo S, i cili u prezantua nga ish shoferi i Formula 1 dhe ambasadori i tyre, Mark Webber.

Ky Porsche do të jetë modeli më i shpejtë dhe më i fuqishëm që ndonjëherë ka zbuluar kjo kompani me modelet 911 Turbo, transmeton Koha.net.

911 Turbo S, si version coupe apo kabriolet, ka një motor të përditësuar të Porsches, 3.8 litërsh twin-turbocharged me dy turbo VTG.

Pas modifikimeve, ky motor prodhon 60 kuajfuqi më shumë, nga 580 kuajfuqi tani prodhon 640 kuajfuqi.

Porsche 911 Turbo S Coupe, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.6 sekonda, ndërsa versioni ai kabriolet për 2.7 sekonda dhe që të dy shpejtësinë maksimale e arrijnë deri në 330km/orë.

Porsche 911 Turbo S Coupe vjen me një çmim fillestar prej 203 mijë dollarësh ndërsa ai kavriolet për 216 mijë dollarë.

{gallery}