Auto

Volkswageni sërish shtynë vendimin për fabrikën në Turqi

Foto: Reuters

Volkswageni sërish ka shtyrë vendimin për të ndërtuar, apo jo, një fabrikë në Turqi.

Reuters raporton se kompania gjermane kishte ndaluar këtë proces pas kritikave ndërkombëtare për operacionet ushtarake të Turqisë në Siri, transmeton Koha.net.

Volkswageni kishte thënë në dhjetor se një vendim final rreth këtij investimi do të merrej gjatë muajit shkurt, por duket se një gjë e tillë është shtyrë përsëri.

“Ende kemi kohë dhe me siguri mund ta marrim një vendim nga mesi i këtij viti”, ka thënë një person për Reuters, i afërt me këto diskutime.