BMW me dy modele të reja në panairin e Gjenevës Foto: BMW M340d xDrive

BMW me dy modele të reja në panairin e Gjenevës

19 February 2020 22:49

Prodhuesi gjerman prestigjioz i veturave, BMW, për panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë, Zvicër, ka përgatitur dy versione të reja të Series 3.

Më i veçuar është versoni karavan 330e Touring plug-in hibrid, i cili vjen me motor 2.0-litër me katër cilindra dhe motorin elektrike me bateri prej 12 kWh, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky karavan vjen me marshin automatik me 8 shpejtësi si dhe është me kapacitet në total prej 185 kW/252 kuajfuqi. Me funksionin “XtraBoost”, BMW 330e Touring përforcohet në 215 kW/292 kuajfuqi.

Image
Foto: BMW 330e Touring

Gjithashtu, ky BMW 330e Touring shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6,1 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 219 km/h, si dhe shpenzon karburant mesatarisht 1.7 litra në 100 km ndërsa emeton dyoksid të karbonit 39 gramë për km. Po ashtu, me vetëm motorin elektrik mund të kalojë 55 deri 68 km (me shpejtësi deri 140 km/h).

Ky karavan hibrid, po ashtu, pritet të vijë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat ndërsa kapaciteti i bagazhit të tij është 410 litra (me ulëset e pasme të palosur deri në 1,420 litra).

Image
Foto: BMW M340d Touring xDrive

BMW-ja, nga kjo verë blerësve do t’iu ofrojë edhe versionin M340d xDrive, model i vitit 2020.

BMW M340d xDrive thuhet se do të jetë në dispozicion si limuzinë (G20) dhe karavan Touring (G21), me kapacitet prej 250 kW/340 kuajfuqi.

Pjesë e paketës te ky model pritet të jetë edhe sistemi mild-hibrid 48-voltësh me starter-gjenerator dhe 11 kuajfuqi shtesë, sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat – xDrive, sistemi DSC dhe Sport Plus-Mod.

M340d xDrive, po ashtu, pritet që shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h ta arrijë për 4,5 sekonda (versioni Touring për 4,8 sekonda), ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme