Piloti në gjendje kritike pas aksidentit të rëndë në NASCAR

Piloti në gjendje kritike pas aksidentit të rëndë në NASCAR

18 February 2020 08:55

Piloti i serisë së garave me vetura NASCAR, Ryan Newman ka marrë lëndime serioze dhe është në gjendje kritike në spital, pas një aksidenti të rëndë që pësoi gjatë garës Daytona 500 të hënën.

Newman po luftonte për vend të parë me Denny Hamlinin dhe Ryan Blaneyn, kur vetura e tij u përplas për murin rrethues dhe u ngrit lartë.

Aksidenti ndodhi në rrethin e fundit të garës në Florida, ndërsa Newman ishte në shpejtësi rreth 320 kilometra në orë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ofruar mesazhe përkrahëse e lutje për Newmanin, të cilin e ka quajtur një pilot të madh dhe të guximshëm të NASCAR-it.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme