Mikrobusi elektrik i Volkswagenit do të prodhohen në Gjermani

Mikrobusi elektrik i Volkswagenit do të prodhohen në Gjermani

12 February 2020 11:48

Mikrobusi elektrik i Volkswagenit, i quajtur I.D. Buzz, do të prodhohet në Gjermani sipas motor1.

Ky model do të hyjë në linjat e prodhimit më 2022-ën në Gjermani dhe do të dërgohet për tu shitur në të gjithë botën, transmeton Koha.net.

Ky informacion është konfirmuar nga shefi i Volkswagenit, Johan de Nysschen për MotorTrend.

Modeli që do të prodhohet është prezantuar në 2017-ën nën emrin I.D. Buzz koncept, ndërsa do të ketë dy motorë elektrik të cilët prodhojnë 369 kuajfuqi (275 kilowatts) si dhe ka të gjitha rrotat aktive.

Emri i tij ende nuk është i konfirmuar, ndërsa kjo pritet të ndodh gjatë këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme