Në një uebsajt për shitje të automjeteve në Portland, Shtetet e Bashkuara, ka dalë në shitje një model i pazakontë.
Dikujt i ka rënë ndërmend, për të cilën nuk dihet arsyeja, të bashkojë gjysmën e Roadsterit Mercedes 320 SL i vitit 1994 me gjysmën e Cadillacut klasik të vitit 1960, transmeton Koha.net.
{gallery}
Ky model unik dhe i çuditshëm ka motor të Mercedesit, me 6 cilindra, në kombinim me marshin automatik dhe sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme.
Sa i përket çmimit, pronari i “Benzillacut” kërkon 8,500 dollarë (rreth 7,700 euro).