Auto

Rriten aksionet e Teslas, për një orë Musk fiton 2.3 miliardë dollarë

Pasuria e Elon Muskut u rrit për 2.3 miliardë dollarë vetëm brenda një ore, pasi aksionet e Teslas u rritën më shumë se sa pritej.

Në bursën e New Yorkut, aksionet e prodhuesit të veturave elektrike të cilat më herët ishin në vlerën e 580,99 dollarëve u rritën me 12 për qind duke kapur shifrën 649 dollarë.

Lidhur me këtë, sipas Indeksit të Miliarderëve të llogaritur nga Bloomberg, kjo rriti vlerën neto të shefit ekzekutiv të Teslas, Elon Musk në rreth 34 miliardë dollarë.