Auto

Volkswagen zbulon pamjen e Caddyt të ri

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Volkswagen, ka zbuluar pamjen se si mund të duket Pick-upi i ri Caddy.

Caddy i ri ishte “planifikuar” për në fund të muajit shkurt, dhe siç e shohim nga skicat stili i tij do të jetë pak më i “rafinuar” sesa më parë. Po ashtu, ai do të jetë në dispozicion në dy versione: në version familjar dhe në komercial.

Image

Pick-upi i ri, për dallim nga paraardhësi i tij do të jetë paksa më ndryshe, me dimensione pak më të mëdha, veçanërisht kur bëhet fjalë për enterierin dhe çatinë panoramike.

Gjithashtu, Caddy i ri do të ketë një përparësi të veçantë me dritat LED, kështu që do të ketë një pamje pak më dinamike ndërsa dritat e pasme janë më të gjata dhe më të holla sesa në modelet e mëparshme.

Sa i përket motorit, detajet ende nuk janë zbuluar por thuhet se Volkswagen Caddy i ri do të jetë në dispozicion me motorë dizelë dhe benzinë./ksp