BMW M340d xDrive zbulohet në version sedan dhe karavan Foto: Motor1

BMW M340d xDrive zbulohet në version sedan dhe karavan

28 January 2020 18:16

Spekulimet ishin të vërteta – Evropa do të bëhet me version dizel M Peformance të modelit më të fundit 3 Series.

Revista holandeze “Auto Week” ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet modeli M340d në version sedan dhe karavan, shkruan “Motor1”.

Derisa versioni benzinë M Peformance i 3 Series është në dispozicion me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme apo edhe me të gjitha rrotat, varësisht nga tregu, duket se versioni dizel do të vijë me xDrive, transmeton Koha.net. Versioni sedan shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për 4,6 sekonda ndërsa versionit karavan do t’i duhen shtesë dy të qindtat e sekondës, për shkak të peshës pak më të madhe që e ka. Të dy versionet shpejtësinë maksimale e kanë të kufizuar në 250 km/h.

Sipas “Auto Week”, versioni sedan shpenzon karburant mesatarisht 5.3 – 5.7 litra në 100 km.

BMW M340d pritet të prezantohet së shpejti dhe do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Audi S4 të rifreskuar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme