Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

SEAT-i nesër prezanton Leonin e ri

Gjenerata e katërt e SEAT Leonit do të debutojë të martën e 28 janarit, para se të dalë në shitje gjatë verës.

Automobili i ri tashmë është paralajmëruar, me fotografitë e fundit që tregojnë pjesën e pasme të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një video të re të kompanisë janë dhënë edhe paralajmërime për interierin e tij.

Gjenerata e katërt e Leonit do të vijë në versionet elektrike, por do të ketë edhe opsionin hibrid, duke përdorur motorin 1.4-litërsh sikur në Golfin e ri.

Ajo do të vazhdojë të jetë e bazuar në platformën MQB të Volkswagen Grupit.

Linja e Leonit të ri pritet të mbajë motorët 1.0 dhe 1.5-litërsh benzinë si dhe motorin 1.6-litërsh dizel.