Nissani ishte njëri ndër prodhuesit e parë që ka lansuar veturë elektrike, me modelin Leaf elektrik qysh në 2009-ën, e që sinjalizonte se ka ambicie të mëdha drejt elektrifikim.
Deri tani, më shumë se një dekadë më vonë, e tëra që ka bërë është lansimi i gjeneratës së dytë të modelit Leaf dhe krijimi i një versioni elektrik të veturës komerciale NV200, asgjë më shumë, transmeton Koha.net.
Tani, prodhuesi japonez i veturave është duke zhvilluar një platformë krejtësisht elektrike e cila do të përdoret nga të gjitha markat aleate të saja, për prodhimin e veturave të tyre elektrike.
Pra kjo platformë nuk do të përdoret vetëm në modelet e Nissanit por edhe nga veturat elektrike të Renaultit, Mitsubishit e Infinitit.
Kjo platformë ofron fleksibilitet të madh kur vije puna te madhësia dhe stili i veturave, sipas Alfonso Albaisa, shef i dizajnit në Nissan.
Vetura e parë që do ta përdorë këtë platformë do të jetë SUV-i i Nissanit, Ariya.
Modeli Ariya do të jetë crossover më i madh se modeli Leaf por nuk do të jetë shumë më i shtrenjtë se ai.
Fokusi në modelin e ri, Ariya do të jetë në performancat e tij.
Ariya i ri me shumë gjasë do të ketë dy motorë elektrik të cilët janë testuar në Nissan Leaf, e që prodhojnë së bashku 304 kuajfuqi.
Ariya do të jetë në të njëjtën ligë me Ford Mustang Mach-E, që do të thotë se shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë do ta arrij për rreth 5 sekonda.