Zbulohet dizajni i pjesës së pasme të Golf GTI të ri Foto: Auto Car

Zbulohet dizajni i pjesës së pasme të Golf GTI të ri

20 January 2020 18:01

Volkswageni në muajin tetor të vitit të kaluar ka prezantuar gjeneratën e tetë të modelit të famshëm, Golf, ndërsa këtë vit pritet të dalin në treg versionet sportive të tij.

Në ofertë nga viti 2020 do të jetë versionet sportive si Golf GTi me motor benzinë 2.0-litër Turbo me sistemin mild-hybrid e kapacitet prej 232 kuajfuqi, Golf GTI TCR me 286 kuajfuqi, si dhe Golf R i cili do të ketë mbi 300 kuajfuqi.

Javën e kaluar, ky prodhues prestigjioz gjerman i veturave ka konfirmuar zyrtarisht se modelet e reja Golf GTI i Golf GTD do të debutojnë në muajin mars në panairin e Gjenevës, ndërsa Golf R në korrik në ngjarjen “Goodwood Festival”.

Image
Foto: wilcoblok / Instagram

Tani, në internet është shfaqur një fotografi në të cilën shihet vetëm pjesa e pasme e Golf GTI-së e pa maskuar, transmeton Koha.net. Përmes kësaj fotografie është zbuluar pamja dhe dizajni i pjesës së pasme të këtij modeli sportiv.

Në paketën e Golf GTI-së në dispozicion do të jetë marshi manual me 6 shpejtësi ose automatik me 7 shpejtësi, rrotat më të mëdha, maska e përparme me ngjyrë të zezë dhe logon “GTI”, timonin prej lëkure me pjesën e poshtme të rrafshët, si dhe pedalet dhe ulëset sportive.

Ashtu sikurse versionet tjera, edhe Golf GTI do të ketë sistemin e ri për argëtim dhe informim (infotainment) të ndjeshëm në prekje, ekranin Head-up, instrument-tabelën digjitale, sistemin “Travel Assist” për vozitje gjysmë-autonome, si dhe me sistemin “Car2X” i cili Golfit të ri i mundëson të komunikojë dhe shkëmbejë informata me rrethinën.

Mediat gjermane vlerësojnë se versioni bazë i Golf GTI të ri do të kushtojë rreth 33,000 euro.

 

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme