Bentley zbulon Mulsanne super luksoz të edicionit special

Bentley zbulon Mulsanne super luksoz të edicionit special

15 January 2020 13:26

Bentley ka zbuluar se prodhimi i veturës luksoze të saj Mulsanne 6.75 do të përfundoj gjatë verës, ndërsa do të jenë vetëm 30 ekzemplarë të tij, për të festuar 60 vjetorin e super motorit të tyre.

Edicioni 6.75 i referohet motorit 6.75 litërsh V8 i cili do të jetë në këtë model, transmeton Koha.net.

Ky motor është prezantuar në 1959-ën dhe është ridizajnuar disa herë gjatë dekadës për të t’i qëndruar kohës por prapë ka të njëjtat principe, karakteristike e dimensione sikurse origjinali.

Bentley Mulsanne 6.75 Special Edition është duke u ndërtuar në fabrikën Mulliner ndërsa do të ketë mbi 530 kuajfuqi.

Bentley nuk ka zbuluar më shumë rreth Mulsanne 6.75 të ri, ndërsa kjo pritet të ndodh gjatë verës, kur edhe pritet të debutoj ky model.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme