Nivus, Crossoveri-Coupe i ri i Volkswagenit Foto: Kolesa

Nivus, Crossoveri-Coupe i ri i Volkswagenit

14 January 2020 17:40

Oferta e Volkswagenit po rritet në mënyrë konstante dhe në mesin e modeleve të reja që pritet të arrijnë, është edhe Crossoveri-Coupe me emrin Nivus.

Fjala është për Crossoverin që është zhvilluar në Brazil dhe që do të shitet në këtë shtet, por pritet të arrijë edhe në Evropë vitin e ardhshëm, ku edhe do të prodhohet.

Volkswagen Nivus pritet të prezantohet këtë pranverë ndërsa pamjen e mundshme të këtij Crossoveri-Coupe i ka publikuar revista ruse për automobilizëm “Kolesa”.

  • Foto: Kolesa
  • Foto: Kolesa
  • Foto: Kolesa

Nivus, po ashtu, sa i përket dizajnit do t’i ngjajë shumë modelit T-Cross por me disa ndryshime të vogla, transmeton Koha.net. Enterieri, tani për tani është mister por nuk priten ndryshime të mëdha në krahasim me atë të T-Crossit dhe Polos.

Volkswageni në Amerikën Jugore tashmë ka zbuluar disa specifika tenkike për Nivusin dhe thuhet se ky Crossover i ri do të shitet në version me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme. Po ashtu, pritet të vijë me motor Turbo me tre cilindra në kombinim me marshin manual ose automatik me nga 6 shpejtësi.

Përveç kësaj, është zbuluar se Volkswagen Nivus në version me motor benzinë 1.0-litër TSI me marshin manual do të zhvillojë 114 kuajfuqi, ndërsa me marshin automatik 126 kuajfuqi.

© KOHA

Komentet

Jetmir.XH17/01/2020 14:55

Vetur e bukur taman si duhet te jet.

Shto koment

Të ngjashme