Auto

Fordi do të përdor motorët e Volkswagenit në Mustang Mach-E

Descriptive Text

Fordi besohet se do të përdor bashkëpunimin me Volkswagenin në veturën SUV elektrike të re të saj, Mustang Mach-E i madhësisë së vogël.

Prodhuesi amerikan i veturave, sipas ueb faqes automobilistike Autoepxress, është duke konsideruar përdorimin e platformës së VW për të zgjeruar gamën e motorëve elektrik që do të ofrohen me ‘Mustang Mach-E bebe’.

Fordi tashmë ka një plan për EV-të e madhësisë së vogël, i cili do të bazohen në bashkëpunimin e tyre me VW Group për të licencuar platformën elektrike MEB për ta përdorur nga kompania amerikane, transmeton Koha.net.

Ndërsa sipas ‘autoexpress’ inxhinierët e Fordit e VW-it tashmë janë takuar për të diskutuar mënyrën e adaptimit të arkitekturës elektrike për Fordin.

Adaptimi i platformës elektrike MEB të Volkswagenit do të thotë se Mach-E do të jetë më i vogël se sa që është prezantuar, por që do të ketë një varg të gjerë të motorëve për tu zgjedhur nga blerësit.

Platforma MEB i jep mundësin modelit Mach-E që të ketë të gjitha rrotat aktive apo vetëm të parat.

Ky Mustang elektrik, i quajtur si ‘bebe Mach-E’ do të mund të ketë deri në 302 kuajfuqi dhe do të mund të përshkoj 482 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.

{gallery}