Rivaliteti gjerman në mes të Porsches dhe Mercedes-Benzit ka vazhduar.
Super vetura e re e Porsches, 911 Carrera S ka garuar kundrejt super veturës së Mercedesit, AMG GT 63 4MATIC.
911 Carrera S ka rrotat e pasme aktive ndërsa GT63 S ka të gjitha rrotat aktive, si dhe ka vetëm 443 kuajfuqi, që është rreth 200 më pak se Mercedesi, i cili ka 630 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
I vetmi avantazh i 911 Carrera S-it është pesha, pasi peshon vetëm 1,542 kilogram, gjë e cila luan një rol të madh në këtë lloj gare, ndërsa AMG-ja me katër dyer pëson 2,100 kilogram.
Por si duket kjo gjë nuk i ka ndihmuar Porsche 911 Carrera S, pasi ka humbur këtë garë ndaj Mercedesit, e këtu sigurisht kanë luajtur rol 200 kuajfuqit më shumë të AMG GT 53.
-
25 dhjetor 2019 11:26
-
Shpërndaje në: