Prodhuesi gjerman i veturave Opel, njoftoi sot se ishte rikthyer në Rusi pasi doli katër vjet më parë nga tregu, në vitin 2015, mes një krize të rëndë ekonomike.
Valuta e rublës ruse humbi gjysmën e vlerës së saj në vitin 2014-2015 mes sanksioneve të dëmshme për aneksimin e rajonit të Krimesë në Ukrainë dhe rënien e çmimeve të naftës, një eksport i rëndësishëm ky në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania deklaroi se prodhuesi Ruesselsheim, me qendër në Gjermani ka rihyrë në treg duke nisur prodhimin në një ndërtesë në qytetin perëndimor rus të Kalugas.
Furgoni i pasagjerëve tip “Zafira Life” dhe automjeti kompakt sportiv tip “Grandland X” po i shiten klientëve rusë.
Shefi ekzekutiv, Michael Lohscheller, deklaroi se në vitet e ardhshme Opel do të rrisë gradualisht operacionet në Rusi.
“Në vitet e ardhshme, do të ketë të paktën një model të ri ‘Opel’ çdo vit,” theksoi Lohscheller./atsh