Auto

Jahti luksoz që shndërrohet në nëndetëse

Duket si diçka që ka dalë nga filmat e James Bondit, por ky koncept mund të jetë sinjali se e ardhmja e super-jahteve është nënujore.

E ideuar nga arkitektja detare me bazë në Itali, Elena Nappi, varka hibride mund të lëviz edhe mbi edhe nën ujë.

I njohur si “Carapace”, jahti zhytet në mbi 300 metra thellësi të detit me periudha deri në 10 ditë, duke ofruar pamje të mrekullueshme të jetës nënujore.

Nappi, e cila realizoi konceptin inovativ pas shumë vitesh eksperimentimesh detare, thotë se ky jaht paraqet “një klasë të ri të mega jahteve”, duke bashkuar jahtet luksoze dhe “privatësinë” e lundrimit nën ujë.

“Bota e nëndetëseve luksoze është një nga frontet e fundit të eksperimentimit, dhe ndoshta ky hibrid do të jetë gjuha e së ardhmes”, tha Nappi në një deklaratë, raporton CNN.

“Shumë shpesh, pronarët e jahteve kërkojnë zgjidhje origjinale që t’u ofrojnë miqve dhe familjeve të tyre diçka speciale, dhe sigurisht se ky mjet zhytjeje është diçka e paparë në tregun e super-jahteve”, transmeton Koha.net.

{gallery}

“Carapace”, e cila vihet në lëvizje nga një sistem dizel-elekrik, është i dizajnuar në atë formë që të ketë superstrukturë të lehtë alumini me gjatësi prej mbi 78 metrash.

Do të ketë tri nivele të qëndrimit, me kabina VIP, një ‘lounge’, një ‘spa’, një bar dhe një klub shëndeti në mesin e atyre që ofron ky jaht.

Nappi parasheh se ajo do të merret me qira për udhëtimet private, sikurse edhe për takime biznesore që kërkojnë “fshehtësi të plotë”.

Edhe pse s’ka ndonjë informatë se sa do të jetë çmimi i tij, me gjasë blerësve do t’ju duhet ë ndajnë disa qindra miliona për të.

Megjithatë, aktualisht “Carapace” është thjesht një koncept, dhe Nappi thotë se do të kalojë edhe një kohë goxha e gjatë para se ky projekt të “shkel” ujërat.

“Nëse ju kujtohet, vetura e parë elektrike është ndërtuar më 1884 dhe vetëm tani ka hyrë në treg, prandaj është e pamundshme të mendohet që një prurje e këtillë do të mund të jetë në treg para 100 vjetësh”, deklaroi ajo.