Auto

Mercedesi zbulon dizajnin e gjeneratës së re të GLA-së

Descriptive Text

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Mercedes, më herët ka konfirmuar se më 11 dhjetor do të zbulojë gjeneratën e re të Crossoverit GLA.

Ndërsa tani, ajo ka zbuluar dizajnin GLA-së së re pasi ka publikuar një skicë të këtij Crossoveri.

Mercedes GLA i ri pritet të vijë me platformën MFA2, që nënkupton se, për dallim nga modeli aktual, do të ketë boshtin më të gjatë të rrotave (+ 30 mm), më shumë hapësirë në bagazh dhe më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme.

Përveç gjeneratës së re të A-Classës, CLA-së dhe GLB-së, edhe GLA i ri do të vijë me enterier modern, duke përfshirë instrument-tabelën digjitale me ekran nga 7.0 deri 10.25-inç, varësisht nga versioni, materiale cilësore, ulëset me ngrohje dhe masazh, etj.

{gallery}

Gjithashtu, enterieri i këtij Crossoveri të ri të Mercedesit karakterizohet me sistemin MBUX (Mercedes-Benz User Experience) për argëtim dhe informim, i cili ka aftësinë të mësojë falë inteligjencës artificiale, si dhe me sistemin inteligjent për drejtim përmes zërit, transmeton Koha.net.

Sa i përket gamës së motorëve, GLA i ri fillimisht do të jetë në dispozicion me dy motorë benzinë dhe dy dizelë. Pra, do të jetë motori benzinë 1.33-litër me kapacitet prej 163 kuajfuqi dhe 2.0-litër me 224 kkuajfuqi, si dhe motori dizel 1.5-litër me 116 kuajfuqi dhe 2.0-litër me 150 dhe 190 kuajfuqi.

Varësisht nga versioni, po ashtu, në dispozicion do të jetë marshi manual dhe automatik, si dhe sistemin i tërheqjes me të gjitha rrotat.

Më vonë do të arrijnë edhe versionet tjera, në mesin e tyre edhe versionet AMG, e ndoshta edhe GLA Coupe.

Versioni sportiv i ardhshëm Mercedes-AMG GLA 35, në kofanon pritet të ketë motorin benzinë 2.0-litër Turbo me 306 kuajfuqi, e po ashtu pritet që Mercedes GLA 45 dhe GLA 45 S të vijnë me 387 në vend të 421 kuajfuqi.