Ferrari ka zbuluar një model krejtësisht të ri të quajtur Roma, e cila është vetura e pestë që kjo kompani do ta zbuloj gjatë këtij viti.
I përshkruar nga shefi i marketingut të Ferrarit, Enrico Galliera, si “elegante e futuristike”, Roma ofrohet si model me 2 ulëse apo me katër, gjë që e bënë atë unik në vargun e veturave të Ferrarit.
{gallery}
Roma është i definuar nga stili i inspiruar nga të 50-tat e 60-tat, konkretisht në modelin 250 GT Berlinetta Lusso, transmeton Koha.net.
Ferrari Roma ka motorin 3.9 litërsh V8 i cili prodhon 612 kuajfuqi.
Ferrari pohon se Roma shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për 3.4 sekonda e atë maksimale në 322 km/orë.
Ferrari Roma pritet të dal në shitje gjatë verës së ardhshme me një çmim fillestar prej 222 mijë euro.