Dodge Charger i ri vjen si një “bishë”, me 1525 kuajfuqi Foto: Top Gear

Dodge Charger i ri vjen si një “bishë”, me 1525 kuajfuqi

06 November 2019 21:58

Panairi i automjeteve të modifikuara, SEMA, i cili mbahet në Las Vegas, tashmë ka filluar dhe shumë prodhues do të prezantojnë kreacionet e tyre të reja.

Në këtë panair, është prezantuar edhe SpeedKore Dodge Charger i cili vjen si një “bishë” – me mbi 1,500 kuajfuqi.

Si bazë për krijimin e kësaj “bishe” ka shërbyer Dodge Charger Pursuit. Po ashtu, Dodge Charger i ri vjen me motor 6.2-litër Demon V8 me dy Turbo-mbushës, transmeton Koha.net.

Më saktësisht, SpeedKore Dodge Charger është me kapacitet prej 1,525 kuajfuqi por të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale ende nuk janë zbuluar.

Dodge Charger i ri, po ashtu, vjen me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, sistemin e shkarkimit të gazrave “MagnaFlow Competition Series”, rrotat “Bogart” e goma “Mickey Thompson ET Street”, mbrojtësit anësor të zgjeruar, si dhe kofanon dhe dy mbrojtësit e pasmë shtesë (spoiler dhe difuzer) nga fibra të karbonit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme