Auto

Kahn Design prezanton edhe një Defender të ri me “hundë” të gjatë

Kahn Design prezanton edhe një Defender të ri me “hundë” të gjatë

Kompania e njohur britanike Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company këtë javë kanë prezantuar edhe një Land Rover Defender të modifikuar, i cili tani është me “hundë” të gjatë.

Modeli i ri emrin e plotë e ka “Land Rover Defender 90 Flying Huntsman 105 Long Nose” dhe sikur modelet e kaluara, edhe ky pjesën e përparme e ka më të gjatë për 400 mm për dallim nga versioni standard, transmeton Koha.net.