Auto

19-vjeçari pretendon se ka hakuar më shumë se 25 vetura Tesla

Një studiues 19-vjeçar i sigurisë ka deklaruar se ka hakuar nga distanca më shumë se 25 vetura Tesla, në 13 shtete, duke thënë në një seri të publikimeve në Tëitter, se një e metë softueri i ka mundësuar atij të ketë akses në sistemin e veturave elektrike.

David Colombo, i vetë-quajtur specialist i teknologjisë informative, ka shkruar në Tëitter se problemi në softuerin e Teslas, i lejon atij që të zhbllokojë dyert dhe dritaret, të nisë ngasjen e veturave pa çelsa dhe të çaktivizojë sistemet e tyre të sigurisë.

Colombo po ashtu ka thënë po ashtu se ai mund të shohë nëse shoferi është prezent në veturë, të ndez sistemet stereo të tingullit të automjeteve dhe po ashtu fenerët e tyre.

Adoleshenti nuk i ka specifikuar detajet e cenueshmërisë së softuerit, mirëpo ka shtuar se vetëm nujë numër i vogël i pronarëve të Teslas janë prekur nga kjo ndërhyrje.

Postimet e tij në Tëitter shkaktuan një përgjigje të fuqishme, me më shumë se 800 ripërtëritje dhe mbi 6000 pëlqime.

“Është kryesisht faji i pronarëve (dhe një palë e tretë)”, ka thënë Colombo në një përgjigje ndaj pyetjeve nga Bloomberg News. “Kjo do të përshkruhet më në detaje në shkrimin tim. Por jam i lumtur që shoh Tesla duke ndërmarrë veprime tani.”

Sipas një raporti online, Tesla me bazë në SHBA ka një platformë zbulimi të dobësive ku studiuesit e sigurisë mund të regjistrojnë automjetet e tyre për testim, të cilat Tesla mund t’i miratojë paraprakisht. Kompania paguan deri në 15,000 dollarë për një cenueshmëri kualifikuese.

Colombo më vonë postoi në Twitter se ai ka qenë në kontakt me ekipin e sigurisë së Teslës dhe tha se ata po hetonin çështjen.