Auto

Ford bashkohet me Volkswagen dhe Amazon, mundësi të pafundme karikimi

Ford bashkohet me Volkswagen dhe Amazon, mundësi të pafundme karikimi
 

Ford Motor Company në një deklaratë zyrtare është shprehur se do të bashkojë forcat me kompaninë Volkswagen dhe manjatin e teknologjisë Amazon për t’i dhënë përdoruesve të makinave elektrike në të ardhmen varietete të pafundme karikimi nga autostradat deri në shtëpitë e tyre.

Rrjeti i stacioneve të karikimit do të jetë më i madhi në Amerikën Veriore me 12,000 pika dhe me më shumë se 35,000 priza, u shprehën drejtuesit e kompanisë Ford.