Auto

Zhvillohet me sukses gara e dytë e disiplinës auto sllallom

Zhvillohet me sukses gara e dytë e disiplinës auto sllallom

Ka vazhduar edhe sot gara e dytë në disiplinën auto sllallom, garë kjo e cila ishte mjaft interesante dhe sjelli emocione për të pranishmit dhe për më shumë se njëzet pjesëmarrësit.

Gara u zhvillua në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ku patën mundësi të marrin pjesë të gjithë ata që e kanë pasion automobilizmin dhe që nuk kanë pas rast ta sfidojnë veten, megjithatë, morën pjesë edhe kampionë të disiplinave të ndryshme.