Rolls-Royce prezanton koleksionin special të Wraithit Foto: Carscoops

Rolls-Royce prezanton koleksionin special të Wraithit

10 October 2019 17:45

Rolls-Royce ka sjell edhe një koleksion special të modelit Wraith, ku kësaj here është frymëzuar nga dritat e gjelbër të distriktit “Moscow City”, në Moskë, dhe dritave ngjyrë portokalli të Hotel “Ukraina”.

Koleksioni i quajtur “Wraith Black & Bright”, është ndërtuar veçanërisht për Rolls-Royce Motor Cars Moscow dhe përfshinë tre Wraithët me eksterier dy-ngjyrësh, transmeton Koha.net. Pjesa e sipërme e këtyre veturave luksoze është me ngjyrë të zezë ndërsa pjesa tjetër me ngjyrë të gjelbër “Brennen”, portokalli metalike apo vjollcë “Twilight”.

Sa i përket interierit, pjesa që tërheq vëmendjen më të madhe është tavani i cili duket si një qiell me plot yje. Po ashtu, interieri është i ndriçuar me ngjyrë të gjelbër, vjollcë dhe portokalli, në përputhje me ngjyrën e eksterierit të veturës.

Gjithashtu, në interier ka disa pjesë nga fibra të karbonit dhe aluminit, pragjet me mbishkrimin “Special Build for Rolls-Royce Motor Cars Moscow” (“Ndërtimi special për...”), si dhe lëkura me ngjyrë të zezë në kontrast me disa detaje me ngjyrë të gjelbër, portokalli dhe vjollce.

Nën kofanon e këtyre Wraithëve, gjendet motori 6.6-litër V12 Twin-Turbo me kapacitet prej 465 kW/632 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë ta arrijnë për 4,3 sekonda ndërsa atë maksimale e kanë të kufizuar në 250 km/h.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme