Rusia nis punën për realizimin e makinës së parë fluturuese

Rusia nis punën për realizimin e makinës së parë fluturuese

08 October 2019 12:37

Shkencëtarët e Novosibirsk të Siberisë kanë marrë përsipër të realizojnë makinën e parë fluturuese brenda 4 vjetëve.

Sipas Institutit të Kërkimit të Aviacionit Chaplygin Siberian, është krijuar një laborator projektimi për të zhvilluar “makinën fluturuese” të parë ruse, përcjell raportimet K.J.

“Specialistët e laboratorit do të krijojnë fillimisht një dron demonstrues transporti të lidhur me një me një termocentral hibrid”, është shkruar në deklaratë.

Pritet që automjeti i ri të jetë në gjendje të ngihet në një vend me lartësi 50 metra dhe të përballojë pengesa deri në 15 metra.

Në të njëjtën kohë, rrezja e fluturimit të pajisjes do të jetë një mijë kilometra dhe shpejtësia maksimale mbi 300 km/orë.

“Për katër vitet e ardhshme, është planifikuar punë për të përcaktuar pamjen teknike të avionit, kryerjen e testeve të modelit në tunelet e erës, krijimin e një demonstruesi në shkallë të plotë të makinës, si dhe kryerjen e testeve të tij tokësore dhe ajrore,” tha menaxheri i projektit nga FPI Grigory Makeich.

Në shkurt, u raportua se Rusia planifikon të nisë aeroplanin e parë me një motor elektrik në vitin 2020.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme