Auto

Hidrogjeni si karburant ballafaqohet me pengesat e para të fuqishme

Me synimin për të fituar nga shtytja e madhe e Koresë Jugore për automobilat që funksionojnë me reaksione kimike, Sung Won-young hapi një stacion të rimbushjes me hidrogjen në qytetin e Ulsanit në shtatorin e shkuar. Vetëm një vit më pas, ai po mendon ta mbyllë biznesin.

Stacioni i Sungut ishte një prej pesë sish në Ulsan, shtëpia e fabrikave qendrore të “Hyundait” dhe rreth 1100 automobilave të tillë - më së shumti në Korenë Jugore.

Qeveria kishte paguar 2.5 milionë dollarë (3 miliardë wonë) – gjashtë herë më shumë se pajisjet për mbushje të shpejtë për automobilat elektrikë – dhe dy pompa afër stacionit të Sungut, për të parë rrjedhjen e automobilit “Hyundai Nexo SUV” për ditë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Prapë se prapë, ai nuk arriti të nxirrte fitimin, pasi pajisjet mund të furnizojnë me derivat vetëm një numër të kufizuar automobilash çdo ditë dhe për shkak të vendimit të qeverisë për të ulur çmimin e hidrogjenit që të fitojë më shumë klientë.

“Të gjitha stacionet e hidrogjenit s’kanë asnjë shans pos të mbyllen derisa Qeveria nuk subvencionon shpenzimet operative”, ka thënë 32-vjeçari për “Reuters”. “Përndryshe, ky vend do të bëhet thjeshtë hapësirë hekuri në vlerë 2.5 milionë dollarësh”.

Nëse këto nuk mjaftuan, një shpërthim në një rezervuar hidrogjeni më herët gjatë vitit kishte çuar në shumë protesta ndaj qeverisë dhe kampanjës ambicioze të “Hyundait” për të promovuar ngasjen me zero emetime.

Duke e quajtur fuqinë e hidrogjenit “bukë dhe gjalpë” të ekonomisë së katërt aziatike, presidenti Moon Jae-in e kishte vlerësuar veten ambasador të teknologjisë dhe synonte 850 mijë automobila me hidrogjen në rrugët e Koresë Jugore deri më 2030.

Deri tash janë shitur më pak se 3000. Në Japoni, po ashtu ithtare e automobilave të tillë dhe me treg tre herë më të madh, planifikohen të shiten 800 mijë automobila të tillë në periudhën e njëjtë kohore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)