Auto

Porsche shënon 10-vjetorin e Panamerës me një seri speciale

Descriptive Text

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Porsche, sivjet shënon 10-vjetorin e lansimit të modelit Panamera. Me këtë rast, ajo ka përgatitur një seri speciale i cili përveç versionit standard, në dispozicion do të jetë edhe Sport Turismo.

Ky edicion mban emrin “Panamera 10 Years Edition” dhe vjen me ngjyra dhe detaje ekskluzive, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me rrotat 21-inçësh “Sport Design” me ngjyrë të bardhë-ari metalike, si dhe me logon “Panamera 10” në dyert e përparme.

Përveç kësaj, versioni standard përfshinë interier prej lëkure me ngjyrë të zezë, ulëset me ngrohje, çati panoramike, sistemin e zërimit “Bose”, sistemin për mbajtjen e veturës në korsi dhe për njohjen e shenjave të komunikacionit, si dhe kamerën prej 360-shkallë.

{gallery}

Më saktësisht, në dispozicion do të jetë versioni “Panamera 10 Years Edition” dhe “Panamera 4 10 Years Edition” – me motor 3.0-litër V6 Turbo me kapacitet prej 330 kuajfuqi, si dhe versioni “Panamera 4 E-Hybrid 10 Years Edition” me motor 2.0-litër Twin-Turbo V6 dhe motor elektrik, ku në total ka kapacitet prej 457 kuajfuqi.

Sa i përket çmimit, në SHBA “Panamera 10 Years Edition” kushton 103,300 dollarë, “Panamera 4 10 Years Edition” kushton 107,500 dollarë dhe “Panamera 4 E-Hybrid 10 Years Edition” fillon me çmim prej 116,900 dollarë.