Beetle, edhe pse nuk prodhohet më vazhdon të tërheqë vëmendje Foto: Carscoops

Beetle, edhe pse nuk prodhohet më vazhdon të tërheqë vëmendje

23 September 2019 10:16

Edhe pse nuk prodhohet më, Beetle i Volkswagenit ende tërheq vëmendjen e kompanive që merren me modifikimin e veturave.

Kështu, kompania gjermane B&B AutomobilTechnik për Beetlen në version kabrio ka përgatitur disa paketa për përforcimin e motorit të tij benzinë 2.0-litër TSI i cili si model serik është me kapacitet prej 162 kW/220 kuajfuqi.

B&B në ofertë ka paketën për përforcimin e motorit në 221 kW/300 kuajfuqi me çmim prej 1,498 euro, në 239 kW/326 kuajfuqi për 3,950 euro, si në 279 kW/380 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Paketa e fundit, më e fuqishme, kushton 9,950 euro dhe me këtë paketë ky Beetle shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 5.2 sekonda, deri në 200 km/h për 17.8 sekonda si dhe atë maksimale deri në 250 km/h.

Përveç kësaj, kjo kompani gjermane për këtë Beetle në version kabrio ofron edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e rinj (vetura tani është më e ulët për 30 mm), sistemin e ri të frenimit, si dhe set të ri të rrotave 18, 19 ose 20-inçësh nga alumini.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme