Auto

Nissan përshpejton adoptimin e makinave elektrike

Nissan përshpejton adoptimin e makinave elektrike

Prodhuesi japonez i makinave “Nissan” dhe kompania franceze EDF Group kanë rënë dakord të ndihmojnë në përshpejtimin e shpërndarjes së lëvizjes me anë të elektricitetit, veçanërisht përmes karikimit inteligjent të automjeteve elektrike në Britaninë e Madhe, Francë, Belgjikë dhe Itali, njoftoi EDF.

“Marrëveshja e bashkëpunimit të kompanive përqendrohet kryesisht në zhvillimin e zgjidhjeve efikase dhe me kosto efektive për karikimin inteligjent duke bashkuar teknologjitë e zhvilluara dhe të zotëruara nga të dyja kompanitë’’, tha EDF.