Sipas raportimeve të medieve automobilistike, prodhuesi gjerman i veturave, BMW është duke përgatitur dy versione elektrike të Serisë 7.
Sipas tyre, versionet elektrike do të quhen i7 dhe i7S, e të cilat edhe pse elektrike do të kenë shumë kuajfuqi, transmeton koha.net.
BMW i7 supozohet se do të ketë bateri 500 kf, 100kWh dhe mund të përshkoj rreth 600 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të tyre.
Ndërsa BMW i7S pritet të ketë bateri 670 kf, 120 kWH me të cilat do të mund të përshkoj mbi 600 kilometra rrugë.