Posaidon kthen Mercedes AMG GT 63 S nga një veturë sportive në një “bishë agresive”

Posaidon kthen Mercedes AMG GT 63 S nga një veturë sportive në një “bishë agresive”

16 September 2019 10:16

Modifikuesi gjerman i veturave Posaidon tani ka zgjedhur Mercedes-AMG GT 63 S super sportiv për ta kthyer në një ‘bishë’ agresive.

Kjo kompani ka modifikuar motorin 4.0 litërsh V8 me dy turbo të Mercedes-AMG GT 63 S, duke e bërë atë që të prodhoj 830 kuajfuqi, transmeton koha.net.

Posaidon pohon se tani ky AMG GT 63 S shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda e atë maksimale prej 350 kilometra në orë.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi Posaidon ofron edhe një version edhe më të modifikuar me mbi 880 kuajfuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme