Brenda revolucionit të çrregullt të automjeteve elektrike të Indisë

Brenda revolucionit të çrregullt të automjeteve elektrike të Indisë

15 September 2019 13:25

Është ora e pikut e mëngjesit në stacionin e metrosë Nawada në kryeqytetin e Indisë, dhe dhjetëra karroca elektrike po përpiqen të kalojnë nëpër portën e ngushtë në parking.

Pasi të jenë futur brenda, secila ndalet me qëllim që katër ose pesë pasagjerët e saj të zbresin para se të depërtojë përsëri për të marrë më shumë pasagjerë.

Më shumë se gjysma e taksive tre-rrotëshe janë teknikisht të paligjshme, ndërsa shoferët zakonisht nuk kanë licenca. Aksidentet janë të zakonshme, transmeton Koha Ditore shkrimin e NYT.

Pothuajse të gjitha karrocat punojnë me bateri acid-plumb nën ulëset e pasagjerëve. Dhe energjia elektrike e përdorur për t'i rimbushur ato shpesh vidhet.

"Nuk është aspak e sigurt," tha Suman Deep Kaur, e cila punon në një agjenci krediti dhe udhëton me një e-karrocë dy herë në ditë midis stacionit dhe shtëpisë së saj. "Por ky është transporti i vetëm që do të më çojë në shtëpi."

Mirësevini në vijën e parë të revolucionit të automjeteve elektrike në Indi. Është e çrregullt, e improvizuar dhe e nxitur nga njerëzit. Qeveria dhe prodhuesit e automjeteve tani po përpiqen të fitojnë kontroll mbi të.

Miliona e-karrocat e Indisë e përbëjnë koleksionin e dytë më të madh të automjeteve elektrike në botë. Vetëm flota e Kinës prej disa qindra milionë motoçikletash dhe biçikletash elektrike është më e madhe.

Rreth 60 milionë indianë hipin çdo ditë në e-karroca, vlerësojnë analistët. Pasagjerët i paguajnë rreth 10 rupi, ose 14 cent, për një udhëtim...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme