Auto

Automobilistët kosovarë të gatshëm për Evropianin në Kroaci

Descriptive Text

Liridon Kalenderi, Bardhyl Canolli, Besfort Bunjaku, Gazmend Demolli, Leutrim Bytyqi, Kreshnik Mariqi dhe Valon Jaha janë automobilistë kosovarë që do të marrin pjesë në garën e madhe, e cila këtë fundjavë mbahet në kuadër të Kampionatit Evropian mbahet në Buzet të Kroacisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

FASK-u bën të ditur se bëhet fjalë për njërën nga garat më të mëdha, më atraktive dhe më prestigjioze, prandaj është e qartë se, edhe konkurrenca është tejet e madhe.

këtij fakti, garuesit kosovarë janë shprehur optimistë për rezultate të mira, madje nuk e fshehin optimizmin për t’u gjendur në podiumin e fituesve.

Besfort Bunjaku, për herë të parë do të jetë pjesëmarrës i garës në Buzet, por ky fakt nuk i zbeh pritjet e tij.

“E dimë se është një garë shumë e fortë me garues të njohur nga mbarë Evropa, por edhe ne synojmë të arrijmë rezultate të mira. Në Buzet shkoj me ambicie për t’u gjendur në podiumin e fituesve, megjithëse jam i vetëdijshëm se do të jetë tepër vështirë“, ka thënë Bunjaku.

Optimizmin nuk e ka fshehur as Liridon Kalenderi.

“Është njëra nga 12 garat e Kampionatit Evropian. Buzeti është një shteg që kërkon shpejtësi dhe teknikë, konkurrenca është e madhe, por shpresoj që kësaj radhe çdo gjë do të jetë në rregull dhe të arrijmë rezultate të mira, megjithëse ne nuk po kemi mundësi të jemi aktivë sikur vozitësit tjerë që pretendojnë titullin e kampionit në këtë disiplinë. Është me rëndësi që siguria në shteg është e madhe, prandaj ne mund të shkojmë në limitin e mundësive tona”, është shprehur Kalenderi.

Edhe Bardhyl Canolli shpreson që, ai dhe garuesit tjerë të kthehen me rezultate të mira nga Buzeti.

“Për fat të mirë, mua dhe gjashtë garuesve tjerë na u dha mundësia që këtë fundjavë të jemi në garën e radhës Hill Climb të Kampionatit Evropian, që mbahet në Buzet të Kroacisë. Është e qartë se konkurrenca është tepër e madhe, janë regjistruar 236 vetura pjesëmarrëse, por ne do ta japim maksimumin dhe shpresoj që ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të jetë vështirë të gjendem në podiumin e fituesve, por sigurisht që do të bëj çmos për të arritur një gjë të tillë“, është shprehur Canolli.

Edhe garuesit tjerë dhe zyrtarët e Federatës së Auto Sportit të Kosovës besojnë që në Buzet do të kemi paraqitje të mirë.