Auto

Panairi i veturave në Frankfurt hapi portat për publikun

Panairi i veturave në Frankfurt hapi portat për publikun
 

Vizitorët janë të mirëpritur këtë vit nga një numër pak më i vogël i ekspozuesve, me rreth 60 premiera botërore dhe evropiane.

Panairi i veturave në Frankfurt hapi portat e tij për publikun sot, më 12 shtator, pasi u rezervua për përfaqësuesit e mediave për dy ditë. Një nga ekspozitat më të mëdha në botë të automobilave do të zgjasë deri të dielën më 22 shtator.