Nissan zbulon çmimin e GT-R-it super sportiv

Nissan zbulon çmimin e GT-R-it super sportiv

02 September 2019 11:43

Nissani GT-R 2020 i përditësuar tani ka dal në shitje.

Çmimi fillestar i modelit bazë ‘Pure’ të tij fillon nga 93 mijë euro e mund të shkoj deri në 110 mijë euro për modeli super sportiv ‘Track Edition’.

Në modelin standard, blerësit marrin rrota RAYS 20-inç, marshe automatike, ulëse nga lëkura e tapiceri nga Alcantara, vendin e instrumenteve të bërë nga fibrat e karbonit e një ekran tetë inçësh, transmeton Koha.net.

Versioni tjetër më i avancuar është Nissan GT-R Recaro, çmimi i të cilit fillon nga 94 mijë euro, e i cili ka ulëse sportive Recaro e lëkur të zezë e të kuqe nga brenda.

GT-R Prestige vjen me një çmim prej 95 mijë euro e ofrohet me tre lloje të ngjyrave të lëkurës.

Ndërsa versioni më i shtrenjtë i tij është GT-R Track Edition, i cili vjen me një çmim fillestar prej 105 mijë euro, por që mund të shkoj deri në 110 mijë euro.

Nissan GT-R 2020 në të gjitha këto modele ka motorin e përditësuar 3.8 litërsh V6 i cili prodhon 562 kuajfuqi ndërsa ka të gjitha rrotat aktive.

Shpejtësia maksimale e Nissan GT-R është 315 kilometra në orë.

Për ata të cilëve kjo nuk u mjafton, Nissani gjithashtu ofron edhe një super model tjetër, të quajtur GT-R NISMO e i cili vjen me një çmim fillestar prej 193 mijë euro, e i cili prodhon 592 kuajfuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme