Auto

Mercedes GLE Coupe i ri vjen në Frankfurt me inteligjencë artificiale

Risia e radhës e Mercedesit në panairin e veturave në Frankfurt do të jetë edhe GLE Coupe i ri, fotografitë dhe detajet e të cilit tashmë janë zbuluar.

Kujtojmë se GLE standard i gjeneratës së re ka marrë dritën e gjelbër që nga viti i kaluar.

Mercede GLE Coupe i ri, për dallim nga paraardhësi i tij, ka boshtin e rrotave më të gjatë për 20mm, dhe është më i gjerë për 7mm (tani është i gjatë 2 metra) dhe më i gjatë për 39mm (4.9 metra), transmeton Koha.net. Po ashtu, do të ketë në dispozicion edhe rrotat prej 19 deri 22-inç.

Përveç GLE-së, edhe GLE Coupe i ri është më i lehtë dhe ka më shumë hapësirë për dallim nga paraardhësi i tij dhe kapacitetin e bagazhit e ka 655 deri 1,790 litra.

Sa i përket interierit, Mercedesi ka zgjedhur dy ekrane digjitale 12.3-inçësh si dhe sistemin për argëtim dhe informim MBUX (Mercedes-Benz User Experience) e cila ka aftësinë e mësimit falë inteligjencës artificiale.

{gallery}

Gjithashtu, GLE Coupe i ri vjen edhe me timonin multi-funksional me 18 komanda dhe me sistemin më modern për asistim të shoferit. Veçohet edhe sistemi automatik i frenimit si dhe sistemi E-Active Body Control.

Sa i përket gamës së motorëve, fillimisht do të jetë në dispozicion versioni Coupe me motor dizel 350d 4Matic me kapacitet prej 272 kuajfuqi dhe Coupe 400d 4Matic me 330 kuajfuqi, ku të dy versionet janë të kombinuar me marshin automatik 9G-Tronic dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat - 4Matic, si dhe me versioni me motor benzinë Mercedes-AMG GLE 53 4Matic+ Coupe.

Mercedes-AMG GLE 53 4Matic+ Coupe është modeli hibrid tradicional (bateria e të cilit mbushet vet), i cili karakterizohet me motor 3.0-litër Twin-Turbo me katër cilindra, motor elektrik EQ Boost dhe me sistemin elektrik 48-voltësh, përcjell Koha.net. Po ashtu, ky model është me kapacitet prej 320 kW/435 kuajfuqi, me motor elektrik këtij modeli i shtohen edhe 22 kuajfuqi gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5.3 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h.

Në paketë përfshihen edhe marshi automatik AMG Speedshift TCT me 9 shpejtësi, sistemin i tërheqjes “AMG Performance 4Matic+” me të gjitha rrotat, amortizatorët e rinj (me opsionin “Comfort”, “Sport”, “Sport+”, “Trail” dhe “Sand”). Po ashtu, përfshihet edhe maska e përparme “Panamericana”, vrima për ajër, mbrojtësi i pasmë, sistemi i shkarkimit të gazrave me katër gypa, rrotat 20-22 inç nga alumini, sistemin për argëtim dhe informim MBUX, instrument-tabelën digjitale, timonin “AMG Performance” me lëkurë “Nappa” me ngjyrë të zezë, etj.

Përveç këtyre versioneve, paralajmërohen edhe versionet tjera të cilat pritet të arrijnë më vonë dhe ato janë versioni me motor benzinë 300d me 245 kuajfuqi dhe benzinë GLE 450 me 389 kuajfuqi, si dhe versioni plug-in hibrid detajet e të cilit ende nuk janë zbuluar.

Sa i përket çmimit për këtë GLE Coupe të ri, ende nuk është zbuluar.