SUV-i më i madh i Seatit, Tarraco, në panairin e sivjetmë të Frankfurtit do të prezantohet në version sportiv “FR” dhe në plug-in hibrid (PHEV).
Tarraco FR vjen me eksterier me ngjyrë gri, rrotat 19-inçësh nga alumini, maskën e përparme “FR”, ulëset sportive elektrike me funksion e memorizimit, timonin sportiv, pedalet nga alumini, si dhe me sistemin e avancuar për argëtim dhe informim (infotainment) me ekran 9.2-inç touchscreen.
Risia është versioni plug-in hibrid (PHEV), i cili vjen me motor benzinë 1.4-litër me katër cilindra dhe motor elektrik ku në total ka 245 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky version vjen edhe me baterinë litium-jon prej 13 kWh.
{gallery}
Gjithashtu, Tarraco hibrid shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 7.4 sekonda dhe me vetëm motor elektrik mund të kalojë deri në 50 kilometra.
Seati, në Evropë Tarracon e tillë do ta ofrojë në fillim të vitit të ardhshëm dhe çmimin e tij ende nuk e ka zbuluar.